Deputetja britanike, Alicia Kearns ka folur në BBC për Serbinë dhe për presidentin e saj, Aleksandër Vuçiç.
Kearns, që është ndër mbështetëset më të zëshme të Kosovës, ka thënë se Vuçiç e ka kërcënuar, por ka theksuar se më shumë të kërcënuar janë qytetarët e vendit të tij.
“Presidenti serb më kërcënoi në qershor, kështu ndodh. Por unë jam shumë me fat sepse kur këta njerëz tentojnë të më sulmojnë, kërcënimi fizik nuk është aq i lartë sa është për ata brenda vendeve të tyre.
E kam për detyrë të jem e guximshme”, ka thënë deputetja Kearns.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026
- Nis seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës, opozita refuzon pjesëmarrjen: Spektakël politik! - 27/04/2026
- “Nuk mund të bësh drama”, Rama i përgjigjet Spiropalit: Ose me ne ose kundra nesh! - 27/04/2026