Aktivistja shqiptaro amerikane, Evi Kokalari u shpreh pak ditë më parë në një media shqiptare se Lulzim Basha do të rikthehet në politikë. Ajo theksoi se demokratët po ikin nga Berisha e po shkojnë te Basha.
“Basha tani po rikthehet në politikë. Berisha tani duhet të gjejë një gjuhë tjetër me ata që të bashkohen demokratët dhe të fillojnë të ndërtojë sërish besimin te baza. Kjo përçarje i intereson shumë Ilir Metës. Nëse këta bashkohen nuk do qe ide e keqe, por Salianji duhet të ikë.
Pastaj të gjitha figurat e tjera që janë të korruptuara nga PD-ja duhet të ikin dhe lufta do të nisë pastaj me të korruptuarit e PS-së që janë pafund. Por po nuk e pastrove PD-në nga këta njerëz nuk bëhet. Ka plot figura në PD që nuk janë përmendur për korrupsion. Por duhet pastruar rrënjësisht.
Dhe kjo do e shpëtojë PD-në. Vula do kishte vdekur në duart e Bashës sepse ai nuk kishte bazën atëherë. Tani demokratët po ikin nga Berisha, te Basha.
Sepse gjithë protestat, LSI-ja, çdo gjë që është bërë, ka qenë gabim. Them që vula do i shkojë Bashës dhe ky vendim do të jete i ndikuar nga lëvizje të ndryshme politike”, deklaroi Kokalari.
- Festimet në rrugët e Tiranës pas fitorës së Shqipërisë në Serbi (VIDEO) - 12/10/2025
- Ekipi shqiptar zbarkon në tokën serbe, qindra forca policia presin skuadrën kuqezi në Nish/ FOTO - 10/10/2025
- Prej kohësh në konflikt për pronat, çfarë deklaronte babai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dy vite më parë, Gjon Shkambi: Jemi pronarë të… - 06/10/2025