Bernie Sanders, senatori veteran që u përpoq të ishte kandidati presidencial i demokratëve në 2016-ën dhe 2020-ën, u rizgjodh për një mandat të katërt në Senat të martën.
Dhe ai kishte shumë për të thënë për dështimin e demokratëve për të mposhtur Donald Trump për presidencën.
“Nuk duhet të jetë befasi e madhe që një Parti Demokratike që ka braktisur njerëzit e klasës punëtore do të zbulonte se klasa punëtore i ka braktisur ata”, thotë ai.
Ai shton se 60% e amerikanëve jetojnë më rrogë ndërsa Amerika ka më shumë pabarazi në të ardhura dhe pasuri se kurrë më parë.
Sanders përmend kujdesin shëndetësor, duke thënë se Amerika mbetet i vetmi komb i pasur që nuk garanton kujdesin shëndetësor për të gjithë si një e drejtë njerëzore dhe përfundon: “Ndërsa lidershipi demokrat mbron status quo-në, populli amerikan është i zemëruar dhe dëshiron ndryshim”.
- Momenti vendimtar në Hagë po afrohet, a do të shpallen të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së? - 08/02/2026
- Protestat e dhunshme në Milano kundër Lojërave Olimpike Dimërore, Meloni reagon ashpër: Kush nuk e do Olimpiadën është armik i Italisë - 08/02/2026
- Nga shok skuadre me Messin te rikthimet e bujshme në Angli ose Itali, cilat janë 5 klubet që Ronaldo mund t’i bashkohet këtë verë - 08/02/2026