Degjeneron gjuha e protestuesve para kryeministrisë. Njëri prej tyre tha sot se qytetarët mund t’ia marrin kryeministrit Rama pushtetin me dhunë, ndërsa shtoi se “meriton vdekjen.”
“Kemi 45 ditë sakrificë. Kjo është falje për krye, se ne e kemi forcën t’ia marrim me dhunë që në këtë sekondë. Ai nuk e ka monopolin e forcës. Monopolin e forcës e ka populli. Ju jeni kapur në tradhti kombëtare dhe meritoni vdekjen. Ne po ju falim, por ne po të duam ju heqim që tani me forcë”, tha protestuesi.
Ndërsa një tjetër kërkoi që Forcat e Armatosura “të tërheqin zvarrë” kryeministrin.
“I bëjmë thirrje Forcave të Armatosura ta tërheqim zvarrë atë ndyrësirë nëpër rrugët e Shqipërisë. Kjo të jetë sa më e shpejtë. Ai është aty në krye dhe kërkon gjakderdhje nga shqiptarëve. Forcat e policisë dhe ushtrisë do të bashkohen me popullin se janë bijtë e tij”, tha protestuesi tjetër.
- Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori - 09/11/2026
- Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç - 09/11/2026
- Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael - 09/11/2026