Deputeti demokrat Ervin Salianji është përplasur sot me drejtuesin e Komisionit të për Sigurinë Kombëtare, Nasip Naço.
Salianji ka sulmuar drejtorin e AMP, Ardi Veliun, duke thënë se do t’i dhurojë një abetare që ai të mësojë shkrim e këndim e më pas të bëjë vetingun e punonjësve të policisë.
Pjesë nga debati:
Salianji: Vetingu i lihet një polici i cili fyen çdo punonjës, dhe si akt të parë që duhet të bëjmë, duhet ta ndikojmë të kalojë vetingun vete dhe të kalojë klasën, dhe do u jap përfaqësuesve të ministrisë një abetare që të mësojë shkrim e dhe lexim, këtij Veliut, dhe nëse kalon testin hajde të diskutojmë. Se nuk kalojmë dot ligjin që i jep një analfabeti që të kalojë nën veting punonjësit e policisë së shtetit. Abetaren po e jap si kontribut që të mësojë shkrim edhe këndim, se ky fyen çdo njeri. Është një pocaqi…. Pse shqetësoheni ju?
Salianji: Po jo mo jo se nuk jemi ne fare në depresion
Naço: Ky është depresion, jeni të dëshpëruar
Salianji: Na lini ta vlerësojnë qytetarët
Naço: Nuk ua zgjidhim dot problemet e brendshme
Salianji: Në vend të largoni njerëzit që janë të përfshirë… (i fiket mikrofoni)