13.5 C
Tirana
08 / 11 / 2025

Debate në KAS për fletën e votimit / Sefa: Të figurojë Alibeaj kryetar; Nuraj: Bëni Berishën!

Një pyetje që e ka shqetësuar KAS-in në KQZ është se në rast se Partia Demokratike do të regjistrohej cili do të ishte emri i vendosur si kryetar në fletën e votimit.

Përfaqësuesi i PD-së zyrtare Indrit Sefa tha se do të ishte emri i Enkelejd Alibeajt, ndërsa përfaqësuesi i Rithemelimit, Ledio Nuraj tha se “Zëvendësoni emrin e Lulzim Bashës me atë të Berishës. Dhe fleta e votimit të dilte automatikisht me kryetar dhe do të rregullohej i gjithë konflikti që ka ardhur para jush për t’u zgjidhur”

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të vendosë sot për fatin e partisë më të madhe opozitare në vend, nëse do të regjistrohet në zgjedhje apo jo. KAS po shqyrton ankimimin që grupi i Enkelejd Alibeajt, i ka bërë vendimit të KQZ, që vendosi që mos të futen në zgjedhje pa plotësuar deklaratën solemne nga kryetari i partisë, që në gjykatë rezulton ende Lulzim Basha.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x