16.5 C
Tirana
22 / 04 / 2026

DEA aksion në Shqipëri, kapet në Rinas i shumëkërkuari indian

Një shtetas indian i shumë kërkuar nga drejtësia amerikane si pjesë i një grupi të organizuar që merrej me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike është arrestuar sot në aeroportin e Rinasit.

Operacioni është rezultat i bashkëpunimit të agjencive të ndryshme si RSO/DSS, Policia e Shtetit dhe DEA, ndërkohë që 31-vjeçari me inicialet N.M pritet të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara.

Sipas deklaratës zyrtare, është njësia speciale shqiptare “Mburoja e Përbashkët” ajo që ka kryer hetime paraprake në koordinim të vazhdueshëm, si me Zyrën Rajonale të Sigurisë të ambasadës amerikane në Tiranë, ashtu edhe me zyrtarë të DEA-s në Shqipëri.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Përgjithshme, është duke punuar për ekstradimin e këtij shtetasi drejt SHBA-së.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x