Departamenti Amerikan i Shtetit mirëpret marrëveshjen e arritur mes Kosovës e Serbisë në takimin mbi 12 orësh në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Në një njoftim nga DASH, thuhet se Shtetet e Bashkuara mirëpresin marrëveshjen e arritur nga Kosova dhe Serbia përmes lehtësimit të Bashkimit Evropian për zbatimin e Marrëveshjes së tyre të 27 shkurtit për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve.
“Përgëzojmë Presidentin e Serbisë dhe Kryeministrin e Kosovës për lidershipin e tyre në arritjen e kësaj marrëveshjeje. Përmbushja e obligimeve të Kosovës dhe Serbisë sipas Marrëveshjes Themelore, si pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm për pajtim, do të sigurojë mundësi të rëndësishme për njerëzit e të dy vendeve dhe do të përshpejtojë rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive, në koordinim me partnerët e BE-së, për të mbështetur Serbinë dhe Kosovën në funksionimin e zbatimit në ndjekje të një marrëdhënieje të parashikueshme dhe paqësore.”
Në njoftimn e DASH bëhët e ditur se SHBA do do të vazhdojë të mbështesë avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor. SHBA ka falënderuar BE-në për lehtësimin e bisedimeve dhe Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për pritjen e palëve dhe mbështetjen për finalizimin e kësaj marrëveshjeje.