9.5 C
Tirana
05 / 02 / 2026

CooLab vjen sërish në Korçë/ Workshop-e në fushën dixhitale dhe të punuarit në distancë

Korça vitet e fundit është kthyer në një qendër të teknologjisë dhe inovacionit, me ngritjen dhe funksionimin e hub-it në qendër të qytetit, që shërben si një hapësirë për të gjithë të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë, të cilët trajnohen dhe më pas kanë mundësi të shumta punësimi në këtë fushë.

Për të dytin vit radhazi me ftesë dhe në bashkëpunim me bashkinë e Korçë ka mbërritur Coolab, për të zhvilluar me të rinjtë e qytetit 4 evente në formë workshop-i, duke ndarë me ta eksperiencën e nevojshme në fushën dixhitale dhe të punuarit në distancë.

Haxhijaj shton më tej se infrastruktura që ka vënë në dispozicion bashkia Korçë për trajnimin e të rinjve që kanë interes në fushën e teknologjisë janë një hap i rëndësishëm. Por rol kryesor sipas tij luan edhe formimi i të rinjve për të qënë gati për tregun e punës.

Këto workshop-e janë zhvilluar prej dy ditësh në ambientet e bibliotekës publike “Thimi Mitko” në qytetin e Korçës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x