11.5 C
Tirana
23 / 01 / 2026

Cirk në Kuvend! Berisha mban fjalim nga një dritare, deputetët e tij hyjnë nga kangjellat dhe…

Deputetët e Partisë Demokratike që janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit nuk u lejuan të hyjnë në Kryesi këtë të hënë.

Garda u mbylli derën, por deputetët opozitarë gjetën zgjidhje alternative.

Pas disa minutash përplasje dhe debate në trotuarin jashtë Kryesisë, ata zgjodhën që të hynin nga dritarja. Fillimisht u futën deputetët Saimir Korreshi, Bledion Nallbati, Flamur Noka e Ervin Salianji.

Më pas erdhën disa punonjës të Gardës që nuk lejuan ngjitjen e deputetëve të tjerë.

Në dritare doli edhe ish-kryeministri Sali Berisha që tha se deputetëve të opozitës nuk po u lejohet të marrin pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x