10.5 C
Tirana
11 / 02 / 2026

Çelen ditët e kulturës Maqedonase/ Shpaloset në Korçë tradita, arti dhe kultura e Maqedonisë së Veriut

Çelen përmes një ceremonie të veçantë, ditët e kulturës Maqedonase në Korçë. Për 3 ditë me rradhë, do të shpalosen vlerat kulturoe, artistike si edhe tradita e Maqedonisë së Veriut përmes aktiviteteve të ndryshme që do të mbahen. Kryebashkiaku Sotiraq Filo tha se është kënaqësi të mirëpresin miq nga Maqedonia e Veriut dhe se këto dy vende që kanë ndarë një histori të përbashkët, kanë një interes të veçantë tashmë, që është anëtarësimi në BE.

Në këtë takim ishte i pranishëm Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, Dancho Markovski i cili përcolli përshëndetjen e rastit

“Mimbrëma korça dhe përshëndetje gjithë të pranishmëve. Me lejoni tju përshëndes dhe tju falenderoj për praninë tuaj, I shpreh edhe njëherë falenderimin Kryetarit të Bashkisë zotit Sotiraq Filo për organizimin e këtij eventi. Ditët e kulturës maqedonasë në Korçë synojnë të paraqesin një pjesë të vogël të diversitetit kulturortë atdheut tim, Maqedonisë së Veriut, në mënyrë bashkëkohore. Njëkohësisht i përgjigjemi dorës së zgjatur të këtij qytetit të bukur i cili nëpër rrugët dhe vendet përreth, pëshpërisin legjenda të shumta që arrijnë deri në Voskopojë e Prespën e madhe. ndaj dhe eventi është konceptuar si një ngjarje kulturore, educative dhe sigurisht ekonomike, që synon të zgjerojëdhe thellojë bashkëpunimin mes këtyre dy shteteve mike. Ndaj shpreh një kënaqësi të veçantë nga prania dhe bisedat e drejtorëve të agjenisve turistike të cilët do të hapin horizonte të reja për prezantimin me sukses të potencialeve turistike të dy vendeve tona. Në pjesën kulturore krahas ekspozitës do të përformojmë edhe me ekspozitë tjetër nga Muzeu i Manastirit me titull “Ëndrrat e Nusërisë” ekspozitë që do të rrëfejë në mënyrë më të mirë, të kaluarën historike dhe lidhjet kulturore të raonit të Manastirit dhe Korçës.”

Çelja e siparit të aktiviteteve të ditëve të kulturës Maqedonase është shoqëruar me një ekspozitë të veçantë të artistit të mirënjohur maqedonas Zoran Kardula si edhe me muzikën e Blues Band “In the mood”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x