17.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Çela: Prokuroria ka nevojë për zgjerim të kapaciteteve profesionale të oficerëve gjyqësorë

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela gjkatë takimit për prezantimin e programit ‘EU4LEA’, të financuar nga BE, tha se nisja e punës së projektit vjen në një moment të rëndësishëm të implementimit të reformës në drejtësi.

Por, Çela theksoi se për rritjen e efiçensës së ndjekjes penale theksoi nevojën për zgjerimin e kapaciteteve njerëzore në Prokurori.

“Dua të ndalem më specifikisht në nevojën që prokuroria ka në drejtim të zgjerimit të kapaciteteve profesionale të oficerëve të policisë gjyqësore, ku do të veçoja së pari ata që janë pjesë e seksioneve të specializuara për krimin financiar dhe pastrimin e produkteve të veprës penale, por edhe të oficerëve që sapo kanë hyrë në sistem, të cilët kanë nevojë për trajnime të vazhdueshme e të gjithanshme për rritjen e nivelit të tyre professional”, tha ai.

Çela shtoi se “mbetet ende sfidë rritja në tërësi e efiçensës së punës së oficerëve të policisë gjyqësore si një element themelor në cilësinë hetimit”.

“Dua t’ju siguroj për angazhimin e plotë të prokurorisë, në funksion të krijimit të sinergjisë së duhur për realizimin e objektivit të përbashkët, atij të përafrimit të performancës së institucioneve tona me standardet më të mira në BE”, përfundoi kryeprokurori.

/javanews

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x