Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të mbledhë më 3 Dhjetor në një takim të veçantë në Bruksel, kryeministrin Edi Rama dhe 5 liderët e Ballkanit Perëndimor.
Ky takim do të jetë gjithashtu mundësi për të për t’u njohur personalisht me liderët e vendeve të rajonit, por edhe për të diskutuar rreth përgatitjes së një samiti të posaçëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do të zhvillohet më 18 Dhjetor në Bruksel.
Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, Costa dëshiron të dërgojë sinjal me këtë takim se në punën e tij do ta ketë parasysh rajonin e Ballkanit Perëndimor si prioritet dhe se dëshiron të ketë raporte të rregullta me liderët e rajonit.
Është paralajmëruar jo zyrtarisht se në darkën e 3 Dhjetorit do të mund të jetë edhe përfaqësuesja a ardhshme e lartë e BE-së, Kaja Kallas, dhe komisionerja për zgjerim, Marta Kos.
Costa, ish-kryeministër i Portugalisë, do të nisë zyrtarisht mandatin në krye të Këshillit të dielën, më 1 dhjetor, pasi është emëruar në këtë pozitë si pasues i presidentit të deritashëm, Charles Michel.
- Mbledhje maratonë e Gjykatës Kushtetuese, pritet vendimi për padinë e Ramës ndaj SPAK për Ballukun - 06/02/2026
- “Ose nxirrni kandidatin politik të Tiranës, ose hiqni dorë” – Demokrati ia thotë në sy Berishës: Nuk e duam Florjan Binajn (VIDEO) - 06/02/2026
- Sulmi ndaj Sulës, Spaho ironizon Nokën: Ka të drejtë Flamuri, ata që Doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara! - 06/02/2026