Mbretëria e Bashkuar përditësoi listën e personave të padëshiruar dhe si rrallëherë, me emra konkretë. Në sektorin e luftës ndaj korrupsionit, qeveria e Londrës shënjestroi dy serbë të Kosovës dhe një të Serbisë.
Bëhet fjalë për sanksione ndaj Milan Radojçiç, biznesmen në industrinë e ndërtimit dhe zëvendëskryetar i Listës Serbe.
“Radojçiç ka përfituar nga keqpërdorimi i kontratave shtetërore dhe ka përdorur ndikimin e tij për të fituar kontrata të majme për kompaninë e tij të ndërtimit”, thuhet në njoftimin e qeverisë britanike.