17.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Bojkoti i masave të sigurisë nga avokatët, Alibeaj: Alarm për KLP, mund të dalin të pandehurit nga burgu

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka ngritur në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut problemin e shkaktuar nga bojkoti i avokatëve për masat e sigurisë, në shenjë protestë kundër hartës së re gjyqësore.

Alibeaj u shpreh se situata e krijuar duhet të jetë një alarm i madh për KLP, pasi sipas tij mund të ndodhë që të pandehurit të dalin nga burgu.

Çështjet e bojkotimit të masave të sigurisë, mund të ndodhë që të pandehurit të dalin nga burgu për këtë shkak duhet të jetë një alarm i madh për KLP-në. KLP nuk e ka vënë ujin në zjarr aspak, ndërkohë që mund të shpërthejë një situatë e pakëndshme për askënd. Në një pjesë të dhomave të avokatisë në rrethe një pjesë të avokatëve nuk po marrin pjesë. Kjo është t’i japësh një derë të madhe. Është ulëritëse që KLP, ai më shume se KLGJ të jetë prezent në këtë proces”, tha Alibeaj.

Me vendim të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, avokatët kanë nisur një bojkot pa afat për masat e sigurisë. Ata kundërshtojnë hartën e re gjyqësore, me argumentin se largon gjykatat nga qytetarët dhe se do të sjellë efekte negative të mëdha që nga cilësia e proceseve gjyqësore.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x