Pas daljes nga dyert e SPAK-ut, ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitje lidhur me dosjen “Partizani”, Sali Berisha nuk i kurseu qytetarët që protestojnë dhe që prej 35 ditësh thërrasin “Berisha n’burg”.
Kreu i PD i quajti qytetarët klithma dhe vegla të qeverisë, që flirtojnë me pushtetin. Madje, ia tha se prania e Sali Berishës në protestë vetëm e rrit opozitën.
“Janë disa klithma, përpjekje të opozitës së opozitës, vegël e mirëfilltë e qeverisë, e cila mendon se nuk mund të rritet si opozitë me praninë e Sali Berishës për faktin e vetëm se janë fake opozitë, për faktin e vetëm se flirtojnë dhe ndaj ata shfrytëzojnë këtë protestë për një parrullë të tillë. Eshtë një veprim guerril i atyre që operojnë për llogari të Edi Ramës”, tha Berisha.
- Presidenti Begaj në Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i Shqiptarëve për mbrojtjen e të drejtave të tyre - 09/07/2026
- Shqipëria mikpritëse e Samitit të NATO-s, Minxhozi: Tirana e meriton! Ngjarje botërore për historinë tonë moderne - 08/07/2026
- “U shkel armëpushimi, nuk ka zgjidhje tjetër”/ Irani kërkon njohjen e “rendit të ri” në Ngushticën e Hormuzit, shefi i Pentagonit anulon vizitën në Izrael - 08/07/2026