21.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Berisha nuk tërhiqet: Nesër dorëzojmë të gjitha dokumentet për regjistrimin e PD në zgjedhje

Sali Berisha ka mbledhur pasditen e sotme deputetët e Rithemelimit, fill pas mbledhjes me kryesinë, mbledhje të cilat vijnë pas vendimit të gjykatës së Apelit për të zhbërë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, e për rrjedhojë për t’i kaluar vulën Enkelejd Alibeajt. Para deputetëve, Berisha tha se të nesërmen do të dorëzojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit, pasi sipas tij ato janë PD sepse vendimin e Apelit do ta çojnë për rekurs në Gjykatën e Lartë dhe deri sa të vendosë gjykata, sipas ish-kryeministrit ato e mbajnë vulën! Mes të tjerash, ai tha se kjo situatë e krijuar është një skemë e mirëpërgatitur nga kryeministri Edi Rama në bashkëpunim me ish kryedemokratin Lulzim Basha, duke thënë se ky i fundit kishte në plan të autorizonte Alibeajn si kryetar partie.

“Vetëkuptohet, nesër do të dorëzojmë të gjitha dokumentet për regjistrim. Vendimi i gjykatës deri sa të vendosë gjykata më e lartë, sepse ky vendim është plotësisht i rikursueshëm në natyrën e tij. 

Por ka një arsye tjetër po kaq të fortë. Kodi zgjedhor në nenin 64, pika 2, b; përcakton që partia politike të regjistrohet, detyron që të jetë emri i kryetarit të Partisë, Adresa dhe gjithçka tjetër rreth tij. Në deklaratën e tij se nuk do të blejë vota, nuk ka parashikuar se kryetari është i blerë vetë. Se çfarë ndodh?

Edi Rama e mban dhe Lulzim Basha në një akt vetëposhtërimi të paimagjinueshëm, pasi e detyruan deputetët të japë dorëheqjen dhe e dha dorëheqjen, që nga marsi e deri më tani, tani i thotë Edi Rama që nuk ke dhënë dorëheqjen, je kryetar dhe e ngarkon me detyrë, meqenëse banaliteti shkon gjer në qiell, po u paraqite ti si kryetar, vetëm për të emëruar Enkelejdin kryetar.

Për të autorizuar Enkelejdin në emrin tënd, Alibashën në emrin e tij. Kjo është skema. Unë besoj se KQZ-ja nuk do të pranojë kurrë një gjë të tillë. Them se do ti përmbahet ligjeve dhe kodit dhe nuk do të lozë me një procedurë të tillë, e cila damkos zgjedhjet, institucionin e administrim të tyre, pa filluar.

Ndaj dhe ne do të paraqesim të gjithë dokumentet për regjistrim në KQZ, siç na takon. Dorëzojmë edhe vendimin, i cili në kohën që nuk është bërë rekursi, është në fuqi plotësisht, vendimi i gjykatës së faktit. Normalisht duhet të jetë i vetmi vendim, nuk shqyrtohen kurrë në Apel këto vendime.’- tha Berisha.

Mes të tjerash, Berisha deklaroi se të nesërmen do të dorëzojë në KQZ dokumentet për t’u regjistruar në zgjedhje, pa dhënë detajet nëse aplikimi për regjistrim do të jetë nën siglën e një prej partive të tjera opozitare apo atë të Partisë Demokratike.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x