Ish presidenti i klubit “Partizani”, Paro Laçi thotë se kreu i PD, Sali Berisha ka dhënë urdhër për ekzekutimin e ish amabsadores amerikane, Marisa Lino.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Laçi i drejtua Berishës, duke i thënë që të dalë dhe ta kundërshtojë, ose ta kallëzojë për shpifje.
Ndërsa avokati Idajet Beqiri deklaroi se dëshmitar i këtij atentati ishte Izet Haxhia.
Paro Laçi: Sali Berisha ka ngrënë bukë në shtëpinë time dhe më ka prerë në besë. Berisha ka të drejtë të mashtrojë shqiptarët, siç ka bërë gjithmonë. Unë e kam denoncuar aferën “Partizani” që në vitin 2011. Unë e kam denoncuar dhe atëherë, mënyrën sesi Xhim Begeja me bandën e vet, kam denoncuar edhe në prokurori. Sali Berisha ka vrarë, ka mashtruar. Më ka dhënë urdhër për ta vrarë, që do kalojë me makinë Marisa Lino. Ne i kemi shtënë makinës, kanë ardhur blindat e ambasadës amerikane. Ka dhënë urdhër dhe ne kemi shtënë. Të dalë Berisha dhe ta kundërtshtojë. Të më denoncojë për shpifje. Sali Berisha ma ka përmendur vetëm një herë emrin. Sali Berisha do përfundojë si Çaushesku.
Idajet Beqiri: Dëshmitar okular është Izet Haxhia. Këtë urdhër, Izet Haxhia ka bërë kallëzim penal. E ka regjistruar SPAK si procedim penal.
- Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës: Do lë gjurmë për mirë! Mund të jetë posti i fundit që mbaj - 09/02/2026
- Nuk ka më dyshime! Lewis Hamilton dhe Kim Kardashian në një lidhje, shfaqen bashkë në Super Bowl - 09/02/2026
- Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut - 09/02/2026