Sali Berisha ka bërë një prononcim për mediat jashtë Parlamentit duke vënë theksin në përmbytjet që përjetoi qyteti i Shkodrës ditët e fundit.
Berisha: “U hapën portat e digave pa u lajmëruar banorët edhe pse kishin mundësi pasi kishte ditë që ishte parashikuar kjo situatë por Rama ka “alergji” nga shkodranët sepse ata nuk e votojnë. Kërkoj dëmshpërblim për qytetarët e prekur nga përmbytjet. Ata e dinin mirë se çfarë do të ndodhte, e dinin se do të kishte reshje dhe të gjitha këto nuk e penguan dyshen Rama-Ballaku për të importuar energji. E dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e përmbytjes së qytetarëve nga hapja e tuneleve. Kërkoj dëmshpërblimin e tyre në çdo qindarkë. Drejtori i KESH zbatoi një urdhër kriminal. Ai del në çdo ekran për të justifikuar veprimin e tij të shëmtuar”, tha ndër të tjera Berisha në prononcimin për mediat, teksa Kryeministri Rama ishte në interepelancë në seancë pikërisht për këtë çështje.
Për interepelencën Berisha tha se ‘Rama tani është duke gënjyer aty brenda, jam i sigurt se po thotë se fajin e ka Saliu’.