Nga Ermal Mulosmani
Ermal Mulosmani në një shkrim në rrjetin e tij social Facebook ka komentuar në gjuhën e shifrave shpenzimet që janë kryer për këshilltarët e ish-kryetares së Kuvendit, znj. Spiropali. Ai madje ka sjellë në vëmendje dhe bisedën midis Maradonës dhe Papës ku Maradona i drejtohet Papës me fjalët “Bëj diçka o mik, shit tavanin”…
Shkrimi i plotë:
“40,125,696 lekë janë pagesat bruto të këshilltarëve të znj. Spiropali në një vit. Ose 417,976 €.Po të shtojmë këtu edhe pagën e Shefes së tyre shkojmë në shifrën 466,000 €. Lëre po të shtojmë edhe dietat, kalon kollaj 500-shen…
Paga vjetore e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është 400, 000 USD ose rreth 336,000 Euro.
Ok është. Veç mos ta dëgjojmë duke bërë moral për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Si tha Maradona i madh Papës kur i fliste për ta ndërkohë që tavani i tij ishte i larë me flori:
“Bëj diçka o mik, shit tavanin”..


- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026