10.5 C
Tirana
28 / 01 / 2026

Begaj: I pikëlluar nga tërmeti në Turqi e Siri, unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë të prekurve

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për tërmetin tragjik në Turqi dhe Siri.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i Shtetit shkruan se ai dhe shqiptarët janë pranë familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre nga kjo tragjedi e tmerrshme.

I pikëlluar thellësisht nga tërmeti shkatërrues që goditi #Turkiye dhe #Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve të tyre, që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme, duke shprehur ngushëllimet, mendimet dhe lutjet tona të sinqerta”, shkruan Begaj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x