-0.5 C
Tirana
13 / 01 / 2026

BE ‘konfliktohet’ me Trumpin: Mbrojmë integritetin e Danimarkës, Groenlanda nuk preket!

Bashkimi Evropian ka reaguar zyrtarisht pas deklaratave të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, lidhur me mundësinë e aneksimit të Grenlandës.

Përmes një komunikate për mediat, Komisioni Evropian u rreshtua krah Danimarkës, duke theksuar se kufijtë e shteteve anëtare janë të paprekshëm.

Zëdhënësja e Komisionit, Anitta Hipper, deklaroi se BE-ja do të vazhdojë të mbrojë parimet universale të sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial.

Sipas Brukselit, Groenlanda është pjesë autonome e Mbretërisë së Danimarkës. Çdo vendim për ndryshimin e statusit të saj u takon vetëm banorëve të ishullit dhe qeverisë daneze.

BE-ja nënvizoi se nuk do të ndalet së mbrojturi këto parime, sidomos kur vihet në diskutim integriteti i një vendi që është pjesë e unionit.

Ky reagim vjen si një “jo” e prerë ndaj pretendimeve amerikane, duke e cilësuar çështjen e kufijve si të panegociueshme dhe në përputhje me Kartën e OKB-së.

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x