Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar sa i takon lajmit se dy prokurore janë kërcënuar me jetën e tyre.
Siç thuhet në njoftim, BE pret angazhimin e autoriteteve për të vënë para përgjegjësisë ata që kërcënuan zyrtarët e drejtësisë.
Njoftimi i plotë:
Delegacioni i BE-së në Shqipëri është thellësisht i shqetësuar për kërcënimet e bëra ndaj autoriteteve të drejtësisë që punojnë çdo ditë në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri. Ne mirëpresim angazhimin e autoriteteve shqiptare për të hetuar me shpejtësi këto kërcënime dhe për të mbajtur përgjegjës autorët.
BE-ja mbështet plotësisht të gjithë zyrtarët që punojnë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, dënon çdo formë sjelljeje kërcënuese ndaj tyre dhe vazhdon të mbështesë vendin në përpjekjet e tij për forcimin e shtetit të së drejtës.
Kërcënimi i prokuroreve, reagon ambasada e Mbretërisë së Bashkuar
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka reaguar sa i takon lajmit se dy prokurore janë kërcënuar me jetën e tyre.
Siç thuhet në njoftim, Mbretëria e Bashkuar bën thirrje që të gjithë ata që punojnë në sistemin e drejtësisë të jenë të lirë për të kryer detyrat e tyre.
Njoftimi i plotë:
Mbretëria e Bashkuar shpreh shqetësimin lidhur me kërcënimet kundër hetuesve, prokurorëve dhe gjyqëtarëve në Shqipëri.
Të gjithë ata që punojnë në Sistemin e Drejtësisë duhet të jenë të lirë të kryejnë punën e tyre, pa frikë apo favore. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë t’i mbështesë ata në misionin e tyre jetik për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë.
- Alain Delon, sharmanti i kinemasë, burri që e bëri praninë të kishte fytyrë të dritshme dhe vështrimin të kishte sy prej qielli - 08/11/2026
- Papa Leoni XIV viziton Argjentinën mes përplasjes me presidentin Milei, varfëria në qendër të vëmendjes - 08/11/2026
- “Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë”/ Berisha reagon pas përzënies së demokratëve nga tubimi: Kemi lindur në protestë dhe do të jemi aty - 08/11/2026