Enti Rregullator i Energjisë Elektrike në mbledhjen e radhës vendosi që të pezullojë vendimin për vendosjen e fashës për çmimin e energjisë elektrike mbi 800 kWh.
ERE ka rrëzuar vendimin e datës 7 tetor të këtij viti ku7 vendosi që për çdo kilavat të harxhuar mbi 800 kWh do të paguhej me 42 lekë.


Ndërkohë duhet theksuar se në Samitin e Berlinit në 3 nëntor u vendos që vendet e Ballkanit Perëndimor do të ndihmoheshin me një grant prej 1 miliardë eurosh, ku 500 milionë euro do të jepen në formë granti, kurse 500 milionë euro do të jepen për energji të rinovueshme,.
Shqipëria do të jetë përfituese direkte e ndihmës së BE-së, prandaj çdo kWh që do të jetë i nevojshëm për tu importuar, do të blihet me fondet e BE-së./