Gjatë bashkëbisedimin me kryeministrin Edi Rama në podkastin “Flasim”, kandidati i ri i PS në listën e Beratit, Julian Zyla, nuk i mbajti dot lotët.
Ai tregoi momentin se si iu bashkua politikës, teksa në një moment kujtoi dhe babain e tij të cilin nuk e ka më, duke mos i mbajtur dot lotët.
“Çdo gjë që kam bërë, që nga mosha që mund të merrja vendime vetë e deri sot, kanë qenë të lidhur me dy elementë. Politika dhe Shqipëria. Më përpara kam studiuar politikë në Romë. Kam studiuar dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Romë.
Doja të tregoja një nga momentet më të rëndësishme të jetës time. Ka qenë në fund janari të 2010-ës, kur përfundoja studimet master. Ishte dita kur do prezantoja temën e diplomës. Dola mirë dhe arrita synimin.
Kryetari i komisionit na tha aty: ‘Nderoni veten tuaj’… Aty ishte babi dhe shoku im ia përktheu… (përlotet). Ndjesë, kam tre vite që s’e kam”, u shpreh Zyla.
- Traktati i ri START, në prag të ‘vdekjes’/ Marrëveshja e fundit për kontrollin bërthamor SHBA-Rusi skadon më 5 shkurt - 01/02/2026
- Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare aktori i njohur Fitim Makashi - 01/02/2026
- Ali Akbar, gazetashitësi pakistanez që u vlerësua nga Presidenti Macron me “Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës” - 31/01/2026