Koment nga qytetarët në rrjetet sociale: “Pse u kujtuat kaq vonë për ligjin e spiunëve? Apo iu është bërë hall i madh Ilir Meta”?
Kryeministri Edi Rama: Nuk e di a jemi kujtuar ne vonë apo koha e solli që të ndërhyhej përsëri në atë ligj, me kërkesë të Autoritetit të Dosjeve, për të mundësuar transparencën lidhur me një cështje e cila ka peshën dhe meritëne vet, në sensin që nuk mund të lihej pa u bërë transparente, që është cështja e një shtetasi I.M, spiun i Sigurimit, një profil që krijon dyshimin se pas tij qëndron ish presidenti, ish kryetari i Kuvendit, ish kryeministri dhe sigurisht kjo kërkon një adresim. Në ligj është vendosur që kush është kontrolluar më parë nga Komisioni i famshëm Bezhani nuk mund të rikontrollohet. Është një pikë që mbase dikush e ka vënë me qëllim, por shumëkush përfshirë edhe mua as që nuk e ka kapur si një saraçineskë për të mos lejuar rrjedhje të informacioneve të mundshme që njerëzit janë të interesuar që ti fshehin.
Nuk e di por nuk është çështja që u kujtuam ne vonë apo se na është bërë hall zotëria. Zotëria është një hall i madh i Shqipërisë prej kohësh tanimë e nuk është sot por jo i imi, jo i yni, në kuptimin e interesit politik. Nuk është ky fare problemi.
- Vodafone Albania teston për herë të parë në Shqipëri teknologjine e re, që kombinon AI me robotikën, për fuqizimin automatik të rrjetin celular - 21/07/2026
- Spanja kthehet në shtëpi si kampione Bote, Mbreti Felipe: Një fitore epike - 20/07/2026
- Spanja feston titullin kampion bote, kombëtarja pritet nga Mbreti dhe kryeministri para festës madhështore në Madrid - 20/07/2026