Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të Berishës, duke thënë se vula i ka mbetur në dorë dhe i duhet të rishpik armiq të jashtëm e të brendshëm.
Me anë të një postimi në facebook, Basha shprehet se ish kryeministri po përdor demokratët për t’u mbrojtur nga drejtësia, SHBA dhe Britania e Madhe.
Sipas tij, pazari i Berishës me Ramën, për t’i lënë këtij të fundit pushtetin është goditja më e rëndë ndaj demokratëve dhe shqiptarëve.
Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:
E kuptoj që Sali Berishës i ka mbetur vula në dorë dhe i duhet të rishpikë armiq të jashtëm e të brendshëm. Pazari me Ramën për t’i lënë atij pushtetin, është goditja më e rëndë ndaj demokratëve dhe shqiptarëve. Asnjë mashtrim nuk e mbulon dot këtë pazar të turpshëm. Sot nuk ka shqiptar që nuk e di se vula e PD-së u përdor si plaçkë në pazarin e radhës mes Ramës dhe Berishës.
Berishës i duhet vula për t’i përdorur demokratët që ende i shkojnë nga pas si mburojë para drejtësisë, SHBA-së dhe Britanisë se Madhe, dhe në këmbim, Rama mban pushtetin për të shtyrë llogaridhënien për korrupsionin që ka mbërthyer për fyti Shqipërinë.
Prandaj dera e shtëpisë politike të Berishës nuk është dera e demokratëve, por e hallexhinjëve të SPAK-ut dhe të dëshpëruarve për një karrige. Ajo nuk është dhe as nuk do të jetë dera ime dhe as rruga e demokratëve dhe shqiptarëve që duan ndryshim.
- Ali Akbar, gazetashitësi pakistanez që u vlerësua nga Presidenti Macron me “Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës” - 31/01/2026
- “Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”, takimet e Sekretarit të Përgjithshëm të KiE me zyrtarët e lartë në Tiranë para se t’i shkruante Epsteinit - 31/01/2026
- “Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha i përgjigjet qytetarit për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Po flet për intelektualë apo pseudointelektualë - 31/01/2026