Guvernatori i Shqipërisë Gent Sejko ka lajmëruar rritjen e normës bazë të interesit me 0.25 % duke e çuar atë në 1.25 %. Sejko tha se rritja e normës bazë vjen si përpjekje për të ulur inflacionin i cili do të vijojë të mbetet i lartë.
Inflacioni shënoi rritje në muajt prill e maj, duke regjistruar respektivisht vlerat 6.2% dhe 6.7%, por sipas guvernatorit Sejko në tremujorin e tretë pritet niveli më i lartë i inflacionit, që mund të luhatet në 7-8%.
“Këshilli Mbikëqyrës rriti me 0.5 pikë përqindje normën e interesi. Kjo do të krijojë kushte të përshtatshme për kthimin e inflacionit në normalizim. Inflacioni në tremujorin e tretë do jemi në nivelin maksimal 7-8 %. Shifrat janë surprizues në këtë periudhë se ekonomitë janë duke u përballur me kriza të njëpasnjëshme”, tha Sejko.
Lidhur me projektligjin e amnistisë fiskale, Sejko tha se ka kostot dhe përfitimet e veta. Përfitimet lidhen me injektimin e fondeve në ekonomi, rritjen e të ardhurave në buxhet, por edhe formalizmin e ekonomisë, por guvernatori theksoi se amnistia fiskale duhet të shmangë paratë e krimit dhe korrupsionit
“Nuk duhet të krijojmë konceptin e amnistisë së vazhdueshme. Ajo duhet të kryhet vetëm njëherë dhe rregullat fiskale duhet të shtrëngohen në mënyrë që të ketë një evazion minimal. E shohim me kosto dhe benefite, përfitimet kryesore janë injektimi, përmirësimi i të ardhurave në buxhetin e shtetit, kryesorja është formalizmi i ekonomisë, kemi një objektiv, rritjen e numrit të llogarive bankare dhe futjen maksimale të parasë jashtë sistemit bankar në sistemin bankar. Në drejtim të përfshirjes financiare amnistia do jepte një impakt pozitiv. Ka edhe kosto që lidhen me shmangien e parave të krimit dhe korrupsionit, nuk duhet të lejojmë që të pastrohen paratë dhe në esencë duhet të mos krijohet konceptoi i amastive të vazhdueshme”, tha Sejko.
- Balla publikon pamjet nga plazhi i Divjakës: Pastrimi i vijës bregdetare me makineri të teknologjisë së fundit - 11/07/2022
- Të bllokuar midis kufirit të Thethit e Valbonës, shpëtohen 3 turistët çek, Manastirliu publikon pamje - 11/07/2022
- Publikon fotot e shkollës, deputeti Korreshi ironizon Ministren Kushi: Vetëm për fushatë e përdorin - 11/07/2022