2023 pritet të sjellë një panoramë pozitive sa i përket situatës energjetike në vend. Për Zv/kryeministren, njëherazi dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, faktorët që kanë ndikuar në përmirësimin e treguesve nisin nga situata hidrike e deri tek kursimi i qytetarëve.
Nga HEC-i i Vaut të Dejës, Ministria Balluku foli me shifra lidhur me prodhimin e energjisë elektrike.
Sa i përket humbjeve në rrjet Zv/kryeministria tha se krahasuar me një vit më parë ato janë ulur me 1%, duke shkuar në 19.7%, ku synim kryesor është të arrihet në nivelin e 16%-ve.
Sakaq, situata në kaskadën e Drinit është e qëndrueshme dhe prurjet në basenin e Fierzës janë 290 metër kub për sekondë.Për të siguruar furnizim të pandërprerë të energjisë elektrike në prag të ndërrimit të viteve OSSH dhe OST kanë gati një plan masash.