24.5 C
Tirana
26 / 07 / 2024

Balla: Javën e ardhshme mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare! Mosliberalizimi i vizave për Kosovën, turp për BE!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka marrë pjesë në Simpoziumi Ndërkombëtar Symi që po zhvillohet në Athinë me temë “Implikimet e luftës në Ukrainë -Një strategji për të shtyrë përpara anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor”,

Në fjalën e tij Balla tha se mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, duke shpresuar edhe për Maqedoninë e Veriut, javën e ardhshme (19-20 Korrik) është një lajm i mirë.  

“Mora pjesë në panelin “Implikimet e luftës në Ukrainë – Një strategji për të shtyrë përpara anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, sëbashku me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe përfaqësues të tjerë nga vendet e tjera të rajonit.

Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, shpresoj edhe me Maqedoninë e Veriut, javën e ardhshme (19-20 Korrik) është një lajm i mirë, por të mos harrojmë se fillimi i bisedimeve për anëtarësim edhe me dy vende të tjera të rajonit nuk është e mjaftueshme në kushtet e reja gjeo-politike pas agresionit të pajustifikuar dhe paprovokuar rus kundër Ukrainës”.

Më tej Balla foli edhe për mos-liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga BE, fakt që për Ballën është një turp tjetër për kredibilitetin e BE.

“Ndërsa nuk e kuptoj pse edhe Kosova dhe Bosnja-Hercegovina nuk u jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE. Mos-liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga BE është një turp tjetër për kredibilitetin e BE.

Ndërsa Procesi i Berlinit prej tetë vitesh është instrumenti i duhur për normalizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ballkani i Hapur është instrumenti i domosdoshëm për implementimin në terren të katër lirive themelore të BE-së, duke garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Të mos harrojmë se jemi një rajon që rrethohet prej kufijve të BE-së dhe është i ekspozuar ndaj aktorëve jomiqësorë”, shprehet Balla. 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x