12.5 C
Tirana
08 / 02 / 2026

Balla flet per buxhetin e 2023/ Është buxheti më i lartë ndër vite pavarësisht problemeve që ka shkaktuar lufta në Ukrainë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediat ka folur nga Kryesia e Kuvendit përsa i përket miratimit të buxhetit për vitin 2023.

Ai ka deklaruar: “Buxheti i miratuar për vitin 2023 është ndër buxhetet më të larta të miratura pavarësisht problemeve që ka shkaktuar lufta në Ukrainë. Gjithashtu vlen të theksohet që qeveria do vazhdojë të mbrojë familjet shqiptare duke suportuar në 80% të faturës së energjisë.”

Ai theksoi që Shqipëria nuk është e përjashtuar nga vendet të cilat janë prekur nga inflacioni i luftës, por qëllimi i qeverisë është mbështetja ndaj familjeve shqiptare.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x