Avokati i Sali Berishës ka folur jashtë GJKKO-së për seancën për privatizimin e Partizanit. Për Berishën nuk u zhvilluar sot seanca, kjo për faktin se nga oficerët e policisë gjyqësore nuk ka mbërritur njoftimi se Berisha ka marrë dijeni për masën e sigurisë ndaj tij “Detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Avokati Genc Gjokutaj tha se vendimi është i paligjshëm.
“Unë kam ardhur në këtë çështje. Berisha nuk ka seancë gjyqësore, pasi vendimi nuk është ekzekutuar, pasi vendimi është i paligjshëm dhe si i tillë nuk mund të pranohet nga Berisha. Në momentin kur Berisha nuk ka marrë dijeni dhe nuk është ekzekutuar ky vendim, ai nuk është pjesë e këtij procesi. Këtë ngërç procedural dhe duhet ta zgjidhin ata që e krijuan. Këto ajën vendime të njëanshme. Do kërkoni që çështja të kalojë në Këshill të Mandateve? Se kemi bërë një kërkesë të tillë”, tha Gjokutaj.
Ish-kryeministri nuk pranoi t’i takonte oficerët e policisë gjyqësore mbrëmjen e së shtunës, kur ata mbërritën në selinë e Rithemelimit dhe nuk ka pranuar të firmosë se është njoftuar për masën e sigurimit ndaj tij.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026