12.5 C
Tirana
29 / 04 / 2026

Autoritetet greke do t’i kufizojnë vizitorët e Akropolit nga shtatori/ Garantojmë jetëgjatësinë e…

Greqia ka njoftuar se do të kufizojë numrin e vizitorëve ditorë në Akropoli, për të garantuar sigurinë dhe jetëgjatësinë e monumentit antik.

Nga shtatori, vendi i trashëgimisë botërore të UNESCO-s në Athinë do të pranojë jo më shumë se 20 mijë vizitorë në ditë, sipas ministres së Kulturës greke, Lina Mendoni.

Në një intervistë me radiostacionin grek Real FM të mërkurën, Mendoni tha se ndryshimi po futet si një provë pas hulumtimit nga Organizata Helenike e Zhvillimit të Burimeve Kulturore të qeverisë.

Ajo tha se deri në 23 mijë njerëz aktualisht vizitojnë sitin arkeologjik çdo ditë.“Ky është një numër i madh,” i tha ajo intervistuesit. “Turizmi është padyshim i dëshirueshëm për vendin dhe për të gjithë ne, por ne duhet të kuptojmë se si overturizmi nuk do ta dëmtojë monumentin.”

Amsterdami po ndalon anijet e lundrimit në një përpjekje për të luftuar mbiturizmin po ashtu nga ana tjetër.

E ndërtuar në një kodër shkëmbore në shekullin e pestë para Krishtit, kështjella e lashtë është shtëpia e një koleksioni rrënojash, ndërtesash dhe objektesh historike – më i famshmi është tempulli i Parthenonit, kushtuar perëndeshës Athena.

Sipas UNESCO-s, Akropoli dhe monumentet e tij “formojnë kompleksin më të madh arkitekturor dhe artistik të lënë trashëgim nga antikiteti grek në botë”.

Vendi është i hapur çdo ditë nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes, por gjysma e vizitorëve priren të mbërrijnë në mëngjes, midis orës 8 të mëngjesit dhe mesditës, tha Mendoni.

“Kjo krijon kushte të pakëndshme për sitin, vizitorët dhe stafin, që po përpiqen të strehojnë këtë vëllim të madh njerëzish,” shtoi ajo.

Mendoni tha se qeveria planifikon të krijojë kufij për orë të vizitorëve për të shmangur pengesat.

“Për shembull, 3 mijë njerëzve do t’u jepet akses nga ora 8 deri në 9 të mëngjesit lokal, 2 mijë gjatë orës së ardhshme, nga 9 e mëngjesit deri në 10 e mëngjesit,” tha ajo.

Kufizimi në numra do të ndryshojë gjatë gjithë ditës, por do të jetë në fuqi që nga momenti i hapjes së sitit deri në mbylljen e tij. Tema

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x