5.5 C
Tirana
01 / 02 / 2026

Atifete Jahjaga në dosjen Epstein? Ish-Presidentja e Kosovës përmendet në dokumente në një email të vitit 2012

Në miliona dokumentet e dosjes Epstein të publikuar të premten 29 Janar nga Departamenti amerikan I Drejtësisë përmendet “Presidenti i Kosovës”. Në mesazhet e publikuara si pjesë të emailëve të shumta të Epstein, një person me emrin “Daniel”, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, shkruan në datën 16 Shtator 2012:

Mirë se vini në Paris,

Princesha nga Tajlanda do të jetë në Nju Jork, në Kombet e Bashkuara, së bashku me Presidentin e Kosovës dhe do të dëshironte t’ju takonte, nëse keni kohë, që këtë javë.

Me respekt,
Daniel
Energji pozitive

Detyra e Presidentit të Kosovës në periudhën e sipërpërmendur mbahej nga Atifete Jahjaga. Emri i saj siç duket në email nuk përmendet, ndërsa nuk dihet nëse takimi në fjalë është zhvilluar dhe nëse në të ka marrë pjesë edhe Presidentja e asaj kohe e Kosovës.

Më poshtë, informacioni zyrtar i publikuar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë në faqen e tij:

https://www.justice.gov/age-verify?destination=/epstein/files/DataSet%209/EFTA00667236.pdf

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x