Kryetari i PS dhe njëherësh kryeministri Edi Rama, ka nisur të mbajë fjalën në Asamblenë e PS.
“Sot nisim organizimin e ri të PS për Tiranën. Ky organizim duhet të jetë gjithëpërfshirës, partiak, në kuptimin e angazhimit të posaçëm të çdo anëtari, qytetar, në kuptimin e aktivizimit të çdo shtrese, komunitar. Ky organizim do ta marrë forcën e vet të arritjeve të mëdha të PS për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasqyra e plotë e të cilave është buxheti 2027.
Njëkohësisht në forcë bindëse, do të duhet të kthejmë edhe deficitet që ka krijuar për Tiranën humbja e drejtpeshimit të drejtësisë së re. Nga njëra anë me paraburgimin e kryetarit të zgjedhur të bashkisë së qytetit dhe vendimin absurd të Kushtetueses për ta lënë në detyrë, edhe pse në mungesë. Ky absurditet është i pashoq në historinë e Europës demokratike”, tha Rama.
- “Dikur zërin tonë e dëgjonin si mizë në qyp”, Rama: Sot Shqipëria negocion anëtarësimin në BE - 21/11/2026
- Asambleja e PS Tiranë/ Rama paralajmëron riorganizim të strukturave në kryeqytet - 21/11/2026
- Projektligji ‘Për Shërbimet e Kujdesit Social’, Spahiu zbulon detajet: Më shumë mbështetje për familjet në nevojë - 21/11/2026