Gazetari i njohur Artan Hoxha në një rrëfim të guximshëm në “Më lër të flas”, tregoi si rrallëherë për punën e tij investigative në botë e krimit.
I pyetur nëse ndihet i rrezikuar në punën e tij, gazetari tregoi se si i është dashur të negociojë me persona që ishin urdhëruar ta vrisnin atë.
Po ashtu i pyetur nga prezantuesi Romeo Veshaj nëse ekzistojnë kriminelët karizmatikë, Artan Hoxha u shpreh se ka pasur, ka dhe do ketë.
“Nuk është çudi që ka pasur kriminelë me karizëm, edhe ka dhe do ketë dhe në të ardhmen. Po të flasim me emra, unë do thoja Fatmir Haklaj. Një kriminel me karizëm, ishte Fatmir Haklaj. Një njeri që kur kalonte qafën e malit, ndërronte zyrën dhe kryeministri dhe kryetari i opozitës,” tha Hoxha.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026