Artan Hoxha (presidenti), në fjalën e tij poshtë dritares së Sali Berishës, tha se kthimi i vulës së Partisë Demokratike është një nga betejat e shumta që demokratët e fituan.
Hoxha u tha militantëve të Berishës se fuqia e bashkimit dhe rezistencës së tyre solli fitoren.
“A do të arrinim në këtë ditë nëse nuk do të ishim bashkë, ekstra shumica dërrmuese e demokratëve, nën liderin Sali Berisha?!
A do të arrinim në këtë ditë nëse nuk do të ishim bashkë, ekstra shumica dërrmuese e deputetëve të PD?
Ky bashkim, kjo fuqi, këta njerëz e sollën këtë ditë, jo gjykatat e pavarura të një shteti demokratik.
A do të ishim ne në këtë ditë nëse nuk do të ishin mbushur sheshet në mitingjet e mëdha dhe në protestat e tjera?! E pamundur.
Regjimi thjesht u mund në një nga betejat e shumta. Lufta nuk ka mbaruar. Beteja tjetër e rëndësishme është ‘lironi Sali Berishën’”, tha ai. (Tema)