Akademiku Artan Fuga ka konfirmuar se do të kandidojë për kryetarin e Akademisë së Shkencave.
Në një reagim në ‘Facebook’, Fuga iu është përgjigjur interesit që lidhet mbi këtë çështje, ndërsa shton se është përpjekur për një model tjetër pa asnjë interes personal.
Kujtojmë se Akademia e Shkencave drejtohet nga Skënder Gjinushi. Skënder Gjinushi u shpall kryetar i Akademisë së Shkencave pas zgjedhjeve që u kryen më 24 maj 2019. Gjinushi mori 35 vota pro dhe 6 kundër, ndërsa këtë vit i mbaron mandati. Ish-kryetari i Partisë Socialdemokrate ishte kandidati i vetëm për kryetar në zgjedhjet për Akademinë e Shkencave. Për herë të parë pas ndryshimeve ligjore të 2008-s në këto zgjedhje votoi edhe shkrimtari i njohur Ismail Kadare, përmes postës elektronike. Ndërsa akademiku Artan Fuga nuk ishte i pranishëm, duke u shprehur se zgjedhjet ishin në kundërshtim të plotë me rregulloren që parashikonte akademia.