10.5 C
Tirana
15 / 02 / 2026

Artan Fuga: Librit i merrni të keqen, është i pavdekshëm

Mjafton kjo skenë e këtij mëngjesi për t’u bindur që libri është i pavdekshëm, i pamposhtur, i paarritshëm!Madje sa më i vjetër aq edhe më i vlefshëm, lëre pastaj dija e papirusve, e shkruajtur në gurë e dru.

Ku ta gjej Platonin, më tej Pitagorën, Demostenin, Anaksagorën, Euklidin…

I pazëvendësueshëm libri nga media, nga rrjetet sociale, nga tabletat, nga Big Brotheri, nga ky e nga ai!

Librin nuk e shkatërron dot, lexuesin po! Si? Bëj tekste shkollore pa kulturë teksti, si te ne dhe kaq duhet për ta shkatërruar lexuesin. Se librit i vjen anash! Shkatërro bibliotekat duke i lënë si stalla kuajsh, dhe e mbaron lexuesin! Librit i merr të keqen!

Do vijë, mos kini frikë do të vijë!

Nuk e kanë hallin disa te libri në vetvete por e kanë të shkatërrojnë kujtesën e Naimit, Mjedës, Fishtës, Samiut, etj., po të doni edhe të Xoxes, Kadaresë, etj.

Kush shkatërron librin shkatërron aftësinë e të menduarit të një populli, dhe pa mend as edhe një postim në facebook nuk e bën dot, madje as Bigun nuk e sheh dot, e vështron por nuk e sheh

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x