Emmanuel Macron dhe Friedrich Merz konfirmuan se kanë nisur bisedimet mbi mundësinë e zgjatjes së ombrellës bërthamore franceze mbi kontinentin europian.
Një temë e tillë nuk është më tabu. Me shume detaje, shefi i Elizesë premton të japë në javët në vijim. Ky konsiderohet një nga rezultatet më konkrete dhe më të matshme të takimeve në Mynih.
Macron shpjegoi se Franca ka nisur një “dialog strategjik” me disa vende europiane mbi armët bërthamore franceze. Qëllimi është të shihet se si mund të kombinohet doktrina kombëtare franceze me një bashkëpunim të veçantë dhe një interes të përbashkët sigurie, diçka që, sipas tij, po ndodh për herë të parë në histori.
“Traktatet bërthamore që u shpërbënë gjatë administratës së dytë Trump janë negociuar për europianët, por pa europianët në tryezë. Për ne sot kjo lloj mbrojtjeje është e domosdoshme, sepse pikërisht për shkak të gjeografisë sonë, nuk kemi zgjedhje tjetër”, tha Macron.
Edhe në Gjermani, një vend që përjashton çdo riarmatim bërthamor për arsye historike, ideja e një ombrelle parandalimi atomik, ka nisur të mbështetet nga një pjesë e mirë e spektrit politik vendas, përfshirë këtu edhe të Gjelbrit. Berlini zyrtar e konsideron sidoqoftë të një rëndësie kyçe që ky hap të ndodhë brenda NATO-s. Shtylla e tretë kryesore e mbrojtjes europiane është Britania e Madhe.
Kryeministri britanik Keir Starmer i drejtohet sot pjesëmarrësve të konferencës së Mynihut, e sipas mediave të huaja, ai do të flasë për një vizion të ri sigurie europiane dhe për nevojën e një parandalimi të prekjes së sovranitetit.
Ai do të theksojë se Britania synon të rifitojë rolin e saj në Europë: “Nuk jemi më Britania e Brexit-it. Nuk ka siguri britanike pa Europën dhe as siguri europiane pa Britaninë”, pritet të jetë mesazhi i tij. Qeveria laburiste përshpejton kështu procesin e ri-afrimit me Bashkimin Europian, ndërsa paralajmëron edhe për rrezikun e ekstremizmit të majtë dhe të djathtë, që sipas Starmer shkojnë në një linjë kur vjen fjala te qëndrimet pro-ruse dhe anti-NATO.
- Mijëra drita në qiellin e Nju Jorkut, kështu përkujtohet 25-vjetori i sulmeve terroriste të 11 Shtatorit (Video) - 11/09/2026
- Zelensky konfirmon takimin me Trump në fund të shtatorit: Pas mbledhjes në Nju Jork, mund të jem më i hapur për negociatat - 11/09/2026
- Një çerek shekulli nga “11 Shtatori”, Presidenti Begaj përkujton sulmet që tronditën globin: Amerika i tregoi botës se nuk mposhtet nga asgjë - 11/09/2026