Figura të spikatura të artit, por jo vetëm, të jetësuar përmes pikturave të nxënësve të shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Vlorë janë realizuar në një lagje të Vlorës./
Me pasionin dhe energjinë që i karakterizon i kanë dhuruar qytetit, murales-in e parë shumëngjyrësh dhe domethënës.
“Kjo inisiativë ishte ideja jonë për shkak se donim t’i jepnim një pamje tjetër një lagjeje të Vlorës, t’i jepnim më shumë ngjyra, më shumë gëzim,” – u shpreh një nga vajzat.
– Advertisement –
Të rinjtë tregojnë arsyen se përse zgjodhën lagjen e ‘7 pallatave’ në Vlorë për të shpalosur talentin e tyre.
“Sepse kjo lagje është një lagje speciale, ku ndodhet shtëpia e fëmijës, fëmijët që duan më shumë suport dhe dashuri dhe duke kaluar këtu ne presim që ata të buzëqeshin dhe të thonë që dikush na do,” – tha njëra nga nxënëset.
Kanë punuar për gati një muaj shpesh edhe gjatë orëve të natës.
Me guximin e moshës dhe dashurinë për artin dhe qytetin, artistët e shkollës “Naim Frashërit” e thonë pa frikë se janë të kënaqur për çfarë kanë realizuar.