Është arritur një marrëveshje për për të larguar armët e rënda nga centrali bërthamor i Zaporizhzhia-s. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Francës Emmanuel Macron.
Centrali bërthamor ka qenë në duart e Rusisë që nga marsi dhe aty po mbahen armë dhe trupa.
Në bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës është përfshirë watchdog-u i Kombeve të Bashkuara në mënyrë që të sigurohet mbrojtja e centralit, i cili është më i madhi në Europë.
Macron tha se bisedimet po vijojnë për të gjetur një mënyrë për t’i lëvizur armët nga impianti.
“Ne ia dolëm që ta mbronim Chornobyl-in dhe qëllimi ynë që të mbrojmë edhe Zaporizhzhia-n. Javët në vijim do të jenë kritike,” shtoi ai.
Presidenti francez është duke pritur aktualisht një konferencë ndërkombëtare në Paris, qëllimi i të cilës është që të sigurojë ndihmë për Ukrainën gjatë temperaturave të ulëta të dimrit.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026