15.5 C
Tirana
18 / 03 / 2026

Arrestohet mësuesi 62-vjeçar në Berat, akuzohet nga nxënësja e tij për ngacmim seksual

Vihet në pranga mësuesi Servet Bejo, 62-vjeç nga Skrapari, i denoncuar nga nxënësja e tij se e kishte ngacmuar seksualisht.

Burime të brendshme policore konfirmojnë se në ambientet e policisë është shoqëruar edhe e mitura 14-vjeçe së bashku me prindërit e saj.

Ajo është duke u marrë në pyetje, jo vetëm në prani të prindërve por edhe të dy psikologeve të DVP Berat, për të deklaruar të plotë ngjarjen e ndodhur në datën 10 Nëntor në shkollën e saj në fshatin Barç të Skraparit.

Aktualisht kanë duke dëshmuar edhe prindërit e disa familjarë të vajzës, sipas të cilëve mësuesi i ka kërcënuar pas ngjarjes që askush prej tyre të mos denonconte.

Vajza ka deklaruar se kishte vënë në dijeni drejtoreshën e shkollës, askush nuk kishte njoftuar policinë e cila e ka mësuar ngjarjen nëpërmjet mediave.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x