Pasditen e kësaj të mërkure është mbledhur Konferenca e Kryetarëve ku është diskutuar dhe mandati i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka 6 muaj pa u paraqitur në seancat plenare për shkak se ndodhet në arrest shtëpie.
Burimet bëjnë me dije se Lindita Nikolla është shprehur: “Dua t’i japim fund spekulimeve. Qenia e nje personi nen kete mase nuk mund te konsiderohet si mungese pa arsye ne Kuvend. Jemi konsultuar me njohes te ligjit dhe Kushtetutes“.
Kete lajm e ka mbeshtetur dhe kreu i grupit parlamentar te PD Gazmend Bardhi para mediave, pas daljes nga mbledhja e Konferences se Kryetareve.
“Sot Kryetarja e Kuvendit, lexoj drejt kushtetutën sa i përket mandatit të kreut të opozitës Sali Berisha. Strukturat ligjore te kuvendit argumentuan se Sali Berishës nuk i ndërpritet mandati pasi mungesa e tij në Kuvend nuk është pa arsye.
Kjo i jep fund debatit dhe spekulimeve te sponsorizuara nga segmente te mazhorances. Ne kërkuam që zotit Berisha, ne përputhje me kushtetutën t’i krijohet mundësia që të ushtrojë të plotë mandatin e deputetit duke marrë pjesë me seancat parlamentare dhe aktivitetet e tjera parlamentare. Në mënyrë arbitrare i pengohet ushtrimi i mandatit të deputetit, kjo është çështje e Kuvendit të Shqipërisë për të krijuar mundësitë. Kushtetuta nuk lejon pengimin e një deputeti për të ushtruar mandatin, çdo institucion do duhet t’i bindet Kushtetutës”, tha Bardhi.
- Skandal/ E dashura e Infantinos u pagua nga UEFA, pretendimi tronditës i “The Telegraph” - 07/08/2026
- Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin - 07/08/2026
- Fuqia fatale e lajmit të rrejshën: Nga Maroku i sotëm në pazarin e Prishtinës gjatë Perandorisë Osmane - 07/08/2026