13.9 C
Tirana
06 / 11 / 2026

Ish-zyrtari i Pentagonit: Përdorimi i forcës nuk është rruga e preferuar e Uashingtonit në konfliktin me Iranin

Përdorimi i forcës ushtarake nuk është rruga e preferuar e Uashingtonit në konfliktin me Iranin, megjithëse Presidenti Donald Trump disponon kapacitete të plota ushtarake për të goditur, ka deklaruar Sergio de la Pena, ish-zëvendësndihmës sekretar i Mbrojtjes i SHBA-së.

“Situata është dinamike dhe gjithçka varet nga ajo që vendoset në tryezë. Nëse ka një rrugë përpara, ne do të ecim përpara. Tani kemi tri aeroplanmbajtëse në rajon, të gjitha me grupet e tyre shoqëruese të goditjes, dhe nëse presidenti dëshiron të përdorë opsionin ushtarak, ai ka më shumë kapacitete ushtarake nga sa janë të nevojshme,” tha ai, duke shtuar se shërbimet inteligjente të SHBA-së “janë përmirësuar ndjeshëm” gjatë rrjedhës së konfliktit.

Detyra e Pentagonit është të ofrojë opsionet,” u shpreh de la Pena, por theksoi se vendimi përfundimtar i takon Trump-it, i cili dëgjon gjithashtu rekomandimet e sekretarit të Thesarit dhe këshilltarit për sigurinë kombëtare.

Ai kujtoi se Trump ka premtuar se “nuk do të pranojë që Irani të ketë armë bërthamore”.

“Nëse mund ta kryejmë punën përmes diplomacisë, kjo është më e mira. Por nëse gjërat nuk zgjidhen, bllokada nuk do të largohesh. Topi është në fushën e Iranit për të zgjedhur”, u shpreh ish-zyrtari i Pentagonit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x