Martesa ishte tema që diskutuan mbrëmjen e djeshme binjakët Veshaj dhe të ftuarit në studion e “Më lër të flas”, ndaj edhe martesa e kësaj fundjave që do të celebrohet në Toskana s’mund të mos ishte pikë diskutimi. Por mungesa e Zhakut në dasmë, gjithashtu.
Moderatorët folën dhe për dasmën e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt, që kurorëzohen ditën e sotme në Itali dhe pyetën Krist Dragot dhe Zhaklin Lekatarin nëse janë të ftuar. Të dy thanë se nuk kanë marrë një ftesë.
Donaldi: A të kanë ftuar.
Kristi: Si ta them… nuk më kanë ftuar.
Romeo: Po ti Zhak?

Zhaklina: Jo, nuk më kanë ftuar.
Donaldi: Po Arbri do jetë?
Zhaklina: Nuk e di.
Donaldi: Po ç’është ky seksizëm?
Zhaklina: Nuk është seksizëm. Ka të bëjë me marrëdhënie personale, të cilat ndoshta me Arbrin i kanë më të zhvilluara dhe me mua pak më të largëta.
Donaldi: Çfarë po thua, prisja të thoshe seksizëm.
Kristi: Sepse Zhaklina është person ‘non grata’.
Romeo: Nëse sonte të vjen një mesazh ‘të harruam fare, merr avionin dhe hajde.
Zhaklina: Jo, sepse kam angazhime këtë fundjavë dhe nuk mund të ndërpres angazhimet e mia që të marr avionin dhe të shkoj.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026