20.5 C
Tirana
23 / 06 / 2025

Arbër Hajdari vlerësohet me titullin “Qytetar Nderi” i Dibrës së Madhe. Drejtuesi i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”: Titulli s’më përket vetëm mua, por gjithë bamirësve që na mbështesin

Drejtuesi i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari u vlerësua nga Komuna e Dibrës së Madhe me titullin “Qytetar Nderi”.

“Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e humanizmit, për ndihmën e pakursyer të shtresave në nevojë, si dhe për promovimin e vlerave të solidaritetit dhe bamirësisë, duke qenë një shembull frymëzues për shoqërinë”, ky është motivacioni përse Arbër Hajdari nga sot gëzon titullin “Qytetar  Nderi” i Dibrës së Madhe. Titulli iu akordua nga Kryetari i Komunës, Hekuran Duka.

Arbër Hajdari tha se titulli “Qytetar Nderi” i Dibrës nuk i përket vetëm atij, por të gjithë njerëzve që kanë mbështetur fonacionin “Fundjavë Ndryshe”, për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

I pranishëm në ceremoni, Kreu i Partisë Demokratike për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti e cilësoi Arbër Hajdarin si “hero të paqes dhe humanizmit”.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se për vlerat që përcjell, Arbër Hajdari është një shembull që duhet ndjekur nga të gjithë të rinjtë shqiptarë.

Në ceremoninë e mbajtur në godinën e Komunës së Dibrës së Madhe morën pjesë familjarë të Arbër Hajdarit, politikanë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, artistë dhe gazetarë, të cilët shprehën mirënjohje dhe vlerësime të shumta për të.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x