9.5 C
Tirana
06 / 02 / 2026

ANSA: Shqipëri-Itali në një stadium të ndërtuar sërish nga një arkitekt fiorentin

Sot në mbrëmje, axurrët do të dalin në fushë për të luajtur për herë të parë kundër Shqipërisë në stadiumin të ri kombëtar, i ndërtuar në Tiranë nga arkitekti fiorentin Marco Casamonti.

Stadiumi u përurua më 18 nëntor 2019 me ndeshjen Shqipëri-Francë.

Ky stadium është një investim prej 80 milionë eurosh dhe ka një kapacitet prej 22 000 vendesh.

Ai ndodhet në qendër të qytetit.

Në të ndodhen gjithashtu edhe parkingje nëntokësore dhe qendra tregtare me shërbime përkatëse.

Kjo është një ndërhyrje zëvendësuese e ndërtesës, pasi është ndërtuar në të njëjtën zonë ku qëndronte kompleksi sportiv origjinal, kushtuar atletikës dhe futbollit, i projektuar në fund të viteve 1930 nga një arkitekt tjetër fiorentin, Gherardo Bosio.

Ndërtesa, me përjashtim të strukturës monumentale në hyrje të tribunës së autoritetit, u rindërtua plotësisht me qëllimin e krijimit të një objekti të aftë për të përmbushur standardet e UEFA-s.

“Tetëdhjetë vjet më vonë, studioja jonë e gjeti veten duke u marrë me një vepër të projektuar nga një arkitekt tjetër nga qyteti ynë. Që në fillim, ne u përballëm me nevojën për një restaurimi të rikompozimit, me anastilozë të pjesëve monumentale, një metodologji specifike që na mundëson të punojmë me gurët e strukturave antike. Me teknikat më inovative të rilevimit, skanuam të gjithë muraturën e veprës dhe, pasi numëruam në mënyrë individuale gurrët e ndryshëm, i ruajmë në zona e oborrit”, theksoi arkitekti Italian Marco Casamonti.

”Pasi u rindërtuan pjesët nëntokësore, ne ripozicionuam në mënyrë të përpiktë të gjithë hyrjen e tribunës, që mban të pandryshuar aksesin monumental të së kaluarës, nga e cila autoritetet hyjnë edhe sot”, përfundon Casamonti.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x