9.5 C
Tirana
12 / 02 / 2026

Anila Hetoja: “EMPATI”, piktura që do të më përfaqësojë në Galerinë e Arteve Shkodër

Në studion e piktores Anila Hetoja, në Tiranë, ka gjallëri. Nga njëra anë, ajo që po i jep dorën e fundit veprës “EMPATIA” me të cilën do të përfaqësohet në ekspozitën që do të hapet së shpejti në Galerinë e Arteve në Shkodër, ku pritet të marrin pjesë dhe shumë artistë të tjerë të artit pamor.

Ndërsa pasditeve, piktorja ndodhet mes fëmijëve të kursit të pikturës, të cilëve u mëson teknikat e reja të vizatimit.

Për veprën “EMPATI”, Hetoja flet me pasion, pasi vetë piktura të flet për gjendje emocionale të artistes që përputhet me emocionet e një personi tjetër.

“Pasion, , dhimbje,  të cilat herë herë udhëtojnë paralel edhe ku ndahen, vendimet merren nga palët. Autori është ndalur tek ndjesia e dashurisë e cila rrjedh njëlloj, sic rrjedhin eritrocidet në venat e gjithsejcilit, ku burimin e kanë nga palca dhe që transportojne oksigjen në qelizat e trupit,  kur njeriu ndjehet i lumtur dhe i pafuqishëm përballë kësaj ndjesie që e ka emrin dashuri”, thotë artistja Anila Hetoja.

Piktorja ka shprehur kaq thjeshtë dhe bukur mesazhin e veprës; Ta duam njëri tjetrin, të jemi më pozitivë dhe të dhurojmë sa më shumë dashuri për veten e tjetrin.

Me të njëjtin emocion dhe empati, piktorja Anila Hetoja punon dhe me fëmijët e vegjël që e duan pikturën. Fëmijëve u transmeton vec të rejave të artit dhe dashurinë për të bukurën, që kur bashkohen me talentin, sjellin punime të bukura.

Përvec pikturës, Hetoja punon dhe me studentët e degës së Interior Design me të cilët ndan të rejat më të fundit nga kjo fushë.

Piktorja Anila Hetoja i është dedikuar artit vizual që në moshë të re, me një stil sa të personalizuar aq edhe tërheqës.

Ekspozita më e fundit e Anila Hetosë ishte në qershor të këtij viti dhe titullohej  “ Sensitive”.

Ekspozitat e Anilës pasojnë njëra-tjetrën, jo vetëm në Tiranë dhe Shkodër qytetin e lindjes, por edhe jashtë vendit, si Gjermani apo në Kanada ku dhe ka studiuar në një ndër Universitetet më të njohur të Amerikës Veriore në fushën e dizanjit dhe artit.

Ekspozita e parë e hapur nga Anila në vitin 2016 me tematikë “Love” u pasua një vit më pas nga ekspozita me tematikë “Motivet Tradicionale dhe Ngjyrat e Tokës“, në vitin 2018, piktorja vijoi me ekspozitën ”Natyrë” në 2019 në Muzeun Kombëtar, Art Ekspo 2019 në Galerine e Arteve Shkodër, “Sensitive” në 2022, Galeria e Artit Tirane

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x