Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka dalë sot në një deklaratë për mediat, përkrah ministrit të Punëve të Brendshme, Blendi Çuçi, ku kanë bërë analizën e punës së dikastereve që ata drejtojnë për vitin që sapo lamë pas.
Sipas Manjës, një nga arritjes kryesore të Ministrisë së Drejtësisë ishte miratimi i Hartës së re Gjyqësore, ndërsa prioritet sipas tij mbetet zbatimi i mëtejshëm i saj gjatë këtij viti ku sapo kemi hyrë.
Një tjetër çështje me rëndësi sipas Manjës është edhe procesi i Vettingut dhe përmbyllja e tij me sukses.
Po ashtu, Manja përmendi edhe rritjen e kuotave të kandidatëve për në Shkollën e Magjistraturës.
Prioritet tjetër i rëndësisshëm për vitin 2023, sipas ministrit Manja, është edhe lehtësimi i stokut të dosjeve në Gjykatën e Lartë.
“Edhe sistemi noterial është në fokusin tonë, ku është bërë dhe do të vijojë filtrimi i noterëve në sistem, ku kujtojmë se deri më tani kemi hequr 10 licenca dhe janë në proces hetimi 7 të tjera, që mund t’u hiqet licenca.”
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026